“Rama e projektoi kryetar të LSI”... E quajti shantazhues dhe shpifës, Meta i përgjigjet Braimllarit: Ja dëmi i vetëm që na ka bërë

Nga A2 CNN
26 Prill 2025, 22:23 | Politikë

“Rama e projektoi kryetar të LSI”... E quajti shantazhues dhe

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se i larguari nga partia e tij, Endrit Braimllari, ishte simboli i nepotizmit.

“I vetmi dëm që na bëri është se na mori financieren e partisë për 20 vite, pa e lejuar të bënte dorëzimet në mënyrë ligjore dhe etike, siç dorëzohet një detyrë me përgjegjësi financiare. Ah po edhe databazën e partisë. Rama e kishte projektuar për kryetar të LSI, por shumë mirë që e futi në listën e tij për Tiranën se na ndihmon të marrim shumë më tepër vota socialistësh të ndershëm, që neveriten kur shikojnë shëmtira të tilla morale, që vetëm Rama mund ti pranojë nga dëshpërimi dhe perversiteti për diversion”, tha Meta në “Off the Record” me Andrea Dangllin.

Në një intervistë në A2 CNN disa ditë më parë, Braimllari tha se do të merrej me ish-kryetarin e tij pas zgjedhjeve.

“Ato janë çështje me të cilat do të merrem pas 11 majit, shumë seriozisht, pasi do të kërkoj të drejtën time ligjore mbi atë çështje, por tani jam fokusuar fort te fushata. “Për sa i përket konvertimit apo largimit, përgjigjen ia ka dhënë zoti Faik Basha, kandidati që ishte përballë tij për president të partisë. Përgjigjen e ka dhënë e nderuara ish-kryetarja e gruas. Arsyet që unë kam dhënë një vit më parë, njerëzit pranë tij i dhanë pas konventës së 27 prillit. Pra është e qartë situata. Mënyra se si kanë lëvizur në këtë vit tregon se sa jo seriozë janë”, tha Braimllari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos