“Vijon fushata underground e patronazhistëve”, Mediu: Opozita e ndarë çon mandate te Rama

Nga A2 CNN
6 Maj 2025, 20:59 | Politikë

“Vijon fushata underground e patronazhistëve”, Mediu: Opozita e

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku foli për ditët e fundit të fushatës elektorale, përpara zgjedhjeve të 11 majit dhe frymën që ai ka gjetur në terren.

Teksa përmendi një garë të vështirë dhe për shkak të ndarjes së opozitës në disa kampe, Mediu risolli në vëmendje grupet kriminale dhe patronazhistët e PS që po zhvillojnë fushatën e tyre në hije.

“Kam parë një frymë pozitive gjatë gjithë takimeve. Sistemi është kompleks, do ishte fer po të ishte i hapur, duke pasur parasysh faktin që Rama jo pa qëllim ndryshoi Kushtetutën. Një opozitë e ndarë ka një kosto me vendet përfaqësuese. Ato vende nuk kthehen në mandate, shkojnë në dëm të opozitës dhe në favor të Edi Ramës. Është vrarë frika. Këtë e shoh në takime me qytetarët.

Edi Rama vijon të tallet dhe nuk përcjell asgjë, teksa opozita është e bazuar te programi. Tani kemi dhe paketën 100 ditësh për të treguar seriozit. Grupet kriminale dhe patronazhistët vijojnë fushatën e tyre underground. Ne jemi të vendosur për të mbrojtur votën”, tha Mediu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos