Vlora me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhje, PS thirrje qytetarëve: Drejtohuni kutive, shpreheni vullnetin me votë!

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 17:02 | Politikë

Vlora me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhje, PS

Dy orë para mbylljes së orarit zyrtar të votimit, kreu i Partisë Socialiste në Vlorë ka bërë një apel për qytetarët e këtij qyteti që të dalin e të votojnë.

Vlora është bashkia me pjesëmarrjen më të ulët në këto zgjedhje të pjesshme lokale, ndaj kreu lokal i PS-së Klevis Kaso u ka bërë thirrje banorëve të shfrytëzojnë deri në minutat e fundit procesin zgjedhor.

“Qytetarë të Vlorës, kanë mbetur edhe shumë pak çaste nga mbyllja e procesit zgjedhor. Do t’ju lutesha t’i drejtoheshit kutive të votimit, për të shprehur vullnetin me votë. Vota është e drejtë legjitime dhe ju takon juve për të ardhmen e qytetit të Vlorës”, u shpreh ai.

Procesi i votimit pritet të mbyllet në orën zyrtare të përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa deri më tani pjesëmarrja në Vlorë ka rezultuar ndër më të ulëtat në rang vendi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos