Kandidati i Nismës Shqipëria Bëhet për qarkun e Tiranës, Pano Soko deklaroi se vota e diasporës është ajo që do të bëjë ndryshimin në këto zgjedhje parlamentare.
I ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin, Soko iu bëri thirrje që të mos dekurajohen dhe të votojnë duke rrëzuar edhe mitet e ngritura nga pushteti.
“Vota e diasporës bie era liri. Ata janë njerëz të lirë. Unë ju kam thënë që kujtojeni ditën kur jeni larguar nga Shqipëria, disa prej tyre kanë qarë. Ata nuk duhet të harrojnë kush ua nxori ato lot, kush e ndau babanë nga fëmija. Ka mite për te dekurajuar njerëzit se dhe votën e diasporës e ka blerë administrata. Kështu thamë dhe për SPAK. Këto mite ushqehen nga pushteti që ne të dekurajohemi. Pushteti e ushqen këtë fabulën. Rama nuk kontrollon asgjë. Vota e diasporës do të vijë e lirë”, tha Soko. (A2 Televizion)