Votohet komisioni Antikorrupsion, demokratët bashkohen me qëndrim kundër, PS vijon e vetme

Nga Ervin Koçi
30 Maj 2024, 22:17 | Politikë

Kuvendi i dha dritën jeshile ngritjes së komisionit të posaçëm parlamentar për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

Edhe pse opozita mbajti qëndrim kundër kësaj nisme, kartonët jeshil të socialistëve ishte të mjaftueshëm që Kuvendi të krijonte strukturën e re parlamentare.

Koha nga fillim java deri të enjten, nuk mjaftoi që demokratët të ndryshonin qëndrim sa i takon pjesëmarrjes në këtë komision. Uniteti në vota brenda pakicës nuk ishte i njëjtë në arsyetimet e opozitarëve, aq më shumë kur ky komision, do të shqyrtojë edhe akte në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kundërshtitë opozitare nuk mbetën pa reagimin e maxhorancës.

Edhe pjesa tjetër e opozitës, ajo e Lulzim Bashës, refuzoi të bashkonte votat me mazhorancën.

Vendimmarrja e Kuvendit për ngritjen e komisionit do të pasohet nga një tjetër projektvendim, ai për miratimin e përbërjes së strukturës së posaçme ku do të zyrtarizohet nëse drejtimi do t’i besohet Fatmir Xhafës, siç është përfolur ditët e fundit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos