Vuçiç bëri simbolin famëkeq me 3 gishta, Basha: Alarm se rajoni s’do ketë paqe

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 18:38 | Politikë

Vuçiç bëri simbolin famëkeq me 3 gishta, Basha: Alarm se

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se gjesti i Aleksandar Vuçiç, simbolin famëkeq të tre gishtave, të përdorur nga ata që shkaktuan krime e genocid në Ballkan, është një sinjal i keq për paqen në rajon.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Basha tha se përballë këtij projekti për “Botën Serbe”, Shqipëria duhet rol më proaktiv në rajon, e të mbrojë Kosovën.

"Shfaqja e presidentit Vuçiç me simbolin famëkeq të tre gishtave, të përdorur nga ata që shkaktuan krime e genocid në Ballkan, është një sinjal i keq për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë. Projektet e botës serbe të artikuluara nga Vuçiç dhe Dodik synojnë ndarjen e Republika Srpska, destabilizimin e Malit të Zi dhe Kosovës, skenar i cili nisi, por dështoi në veriun e Kosovës më 24 shtator 2023. Shqipëria duhet dhe do të luajë një rol më proaktiv në rajon dhe nuk do të ngurrojë në mbështetjen e saj ndaj Kosovës", shprehet Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos