Zelensky, telefonatë me kryeministrin Rama: E informova për luftën

Nga A2 CNN
7 Gusht 2025, 17:41 | Politikë

Zelensky, telefonatë me kryeministrin Rama: E informova për

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Sipas tij, ai e informoi për situatën në frontin e luftës dhe bisedimet e fundit diplomatike.

“Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur”, shprehet Zelensky, shkruan A2.

Postimi i plotë i Zelenskyt:

“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal. E informova shkurtimisht për situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur. Diskutuam përgatitjet për takime në vende të mëdha ndërkombëtare. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë. Faleminderit, Edi, faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos