Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ nis regjistrimin e partive, kolegji dështon të miratojë afatet

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 15:19 | Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur regjistrimet e partive politike për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 9 Nëntor në 5 bashki të vendit, pasi zgjedhjet në Tiranë me vendim të Kushtetueses janë pezulluar.

Në mbledhjen e kësaj të hëne, Ilirjan Celibashi pasi verifikoi dokumentet e depozituara nga partitë politike vendosi që të regjistrojë Partinë Socialiste, Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar dhe Shqipëria Bëhet.

Po ashtu KQZ plotësoi edhe vakancën në qarkun Shkodër duke i dhënë mandatin e lënë nga Sabina Jorgo kandidatit Shkurt Lasku. Ndërkohë Kolegji Zgjedhor dështoi të mblidhej këtë të hënë, duke e shtyrë vendimmarrjen me 24 orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos