Partia Demokratike ka miratuar emrat e kandidatëve për gjashtë bashkitë, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se emrat e kandidatëve të PD-së në gjashtë bashkitë janë si më poshtë:
Florjan Binaj – Tiranë
Gabriel Guma – Tepelenë
Dionis Sota – Vlorë
Eduart Brahlika – Mat
Amarildo Hoxha – Cërrik
Pavlo Shkarpa – Berat
Po ashtu mësohet se emrat e këtyre kandidatëve janë njoftuar edhe në degët e Partisë Demokratike.
Ndërkohë pritet vetëm zyrtarizimi (ose njoftimi) nga selia qëndrore e PD-së për këta emra. (A2 Televizion)