
Ndërkohë që në vendin tonë zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të këtyre bashkive që të votojnë për kryebashkiakët e rinj.
View this post on Instagram
“Mirëmëngjes dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
334 539 mijë qytetarë me të drejtë vote janë thirrur sot për të zgjedhor kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë. A2 CNN raporton se në garë për drejtimin e këtyre bashkive janë 13 kandidatë.
473 qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe qytetarët do kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur siç përcakton edhe Kodi Zgjedhor mbyllen qendrat e votimit.
Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 612 policë, të cilët kanë marrë në ruajtje edhe Qendrat e Votimit. Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është mbi 173 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 mijë.
(A2 Televizion)
