Gara e fortë në PD Shkodër, Ardit Çylybyli triumfon përballë Gent Ibro

Nga Senad Nikshiqi
15 Mars 2026, 20:24 | Politikë

Gara e fortë në PD Shkodër, Ardit Çylybyli triumfon

Ardit Çylybyli do të jetë kryetari i ri i PD Shkodër. Çylybyli fitoi garën përballë Gentian Ibros.

Nga 1781 pjesmarrës, 1083 vota mori Ardit Çylybyli ndaj rreth 678 votave që siguroi Gent Ibro me një diferencë prej afro 396 votash dhe 11 të pavlefshme, shkruan A2.

Në fund, dy kandidatët e kësaj gare shtërnguan duart me njëri-tjetrin duke uruar suksese në vazhdimësi dhe duke dhënë mesazhin e përbashkimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos