Kreu i Grupit, parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazmend Bardhi ka paraqitur në Kuvend një kërkesë për mocion me debat, të motivuar nga investigimi i Rai 3 për lidhjet e politikës me krimin dhe rrezikun që i kanoset demokracisë në vend prej tyre.
Kërkesa e Bardhit konfirmon lajmin e publikuar më herët nga A2 CNN, që përmes burimeve zbuloi planin e deputetëve të Rithemelimit për një aksion të dyfishtë gjatë kësaj të enjteje.
Më konkretisht ligjvënësit demokratë do të shfrytëzojnë investigimin e Rai 3 për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama duke zhvilluar protestë si brenda sallës dhe në sheshin para godinës së Parlamentit. (A2 Televizion)