“Hardhuca e zhapikë, aheng fitoreje në humbje”, Rama: Shqipërinë se ndal dot kush

Nga A2 CNN
3 Qershor 2024, 20:57 | Politikë

“Hardhuca e zhapikë, aheng fitoreje në humbje”, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas bujës që shkaktoi intervista e tij në RAI3 dhe thirrjeve të opozitës për të dalë në protesta për dorëheqjen e tij.

Kreu i qeverisë shkruan se Shqipërinë nuk e ndal dot askush, teksa ironizon ata që dalin të festojnë edhe kur janë në humbje.

“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e  nëpërkëmb dot më askush”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos