Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ditën e hënë, Ernal Filon si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, ndonëse ky vend prej më shumë se dy vitesh ndodhet në luftë me Rusinë.
Në ndryshimet e tjera në trupin diplomatik, kreu i shtetit dekretoi lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Ukrainës, jo rezident Mimoza Halimin, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm në Republikën e Polonisë si dhe Ambasadorin në Republikën e Estonisë, në Republikën e Letonisë dhe Republikën e Lituanisë. (A2 Televizion)