40% më pak nxënës në fshatra, në 10 vite ulet numri edhe në shkollat e qytetit

Nga Anxhela Celibashi
29 Gusht 2024, 15:05 | Sociale

Për afro 10 vite në vendin tonë, numri i nxënësve në shkollat e fshatit ka rënë me 40%. Ndryshim të ndjeshëm të këtij numri ka pasur edhe në shkollat e qyteteve. 

Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare” thotë se kjo ulje lidhet me numrin e lartë të emigrimeve dhe migrimeve.

Mungesa e infrastrukturës në këto institucione arsimore dhe klasat kolektive janë dy nga arsyet kryesore që po ndikojnë në braktisjen e fshatrave, raporton A2.

Por sipas këtij vëzhgimi të “Qëndresës Qytetare”, ndikim të madh në uljen e numrit të nxënësve në fshat ka edhe mungesa e investimeve në bujqësi, sektori i cili është kryesori për jetesën e familjeve në këto zona.

Ky numër i ulët i nxënësve ka efekt zinxhir edhe në shkurtimin e vendeve të punës në sistemin arsimor, shkruan A2.

Viti i ri shkollor 2024-2025 do të nis në 9 shtator, ndërkohë që vijojnë ende regjistrimet për nxënësit që fillojnë klasën e parë apo ciklin e mesëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos