Çmimet i vendosin grosistët, fermerët e Korçës nuk shesin dot prodhimet

Nga Armend Pire
27 Gusht 2024, 11:17 | Sociale

Fermerët e juglindjes së vendit po hasen sezon pas sezoni me vështirësi të mëdha sa i përket gjetjes së një tregu shitje. Tregtarët ia kërkojnë prodhimet bujqësore lirë dhe nën kosto.

Jorgo Braholli një nga fermerët e fshatit Dvoran duke folur për A2 CNN, sugjeroi për fermerët se vetëm duke bashkuar prodhimin, ata do të jenë më konkurrues përballë grumbullueseve që vendosin çmimet ne treg.

Në të njëjtën linjë është edhe fermeri Ylver Bylykbashi kur thotë se për sa kohë fermerët nuk bashkohen nuk do të jenë imponues në tregun vendas.

Drejtori i Bujqësisë së rajonit të Korçës, Vullnet Gjolla, tha se bashkimi i prodhimit i krijon fermerëve klimën e duhur të jetë ata faktor dhe jo grumbulluesit.

Mos shitja e prodhimeve bujqësore i ka detyruar fermerët të dalin në protesta ashtu siç i ka detyruar të mos vjelin me shume se 40% të prodhimit të kumbullës e qershisë ndërkohë që prej dy vitesh nuk kanë shitur grurin e misrin./ A2 CNN (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos