Turi i velierave italiane! Durrësi përfshihet në listën e 10 ndalesave të varkave me vela

Nga A2 CNN
8 Korrik 2024, 14:46 | Sociale

Qyteti port i Durrësit është shtuar këtë vit në listën e një nga 10 ndalesat e turit italian të varkave me vela, ku garojnë 30 mjete lundruese në 3 disiplina të ndryshme.

Në shëtitoren “Taulantia” u hap edhe fshati turistik, ku të gjithë të apasionuarit pas varkave me vela mund të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm për këtë tur.

Përveç kësaj ky aktivitet i veçantë do të shërbejë për promovimin e turizmit dhe bukurive të qytetit të Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos