Apeli për shëndetin riprodhues: Rrisni vëmendjen, vajzat po përdorin pilula për aborte

Nga Ornela Joti
11 Nëntor 2025, 18:50 | Sociale

Vajzat e reja po përdorin në masë metoda kontraceptive dhe pilula për aborte pa përshkrimin e mjekut. Humbja e besimit tek bluzat e bardha dhe gjetja e zgjidhjeve brenda grupeve të tyre shoqërore po u rrezikon shëndetin riprodhues deri edhe jetën. 

Mjekë dhe drejtues të Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, kërkojnë ndërgjegjësimin e shoqërisë,  të prindërve dhe specialistëve të shëndetësisë për informimin e të rinjve në lidhje me çështjet e shëndetit riprodhues

Elona Gjebrea drejtoreshë e qendrës bën thirrje qe ligji për shëndetin riprodhues të  marrë kohën e nevojshme për diskutim nga grupet e interesit, të informohet shoqëria, dhe t`u jepet zë  specialisteve për të informuar popullatën.

Ekspertët theksojnë se mungesa e informimit përshëndetin riprodhues po dëmton veçanërisht të rinjtë, duke rritur shifrat e infertilitetit në radhët e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos