Imzot Arjan Dodaj shprehet kundër ligjit për “Barazinë gjinore”.
Arqipeshkvi i Dioqezës së Tiranë - Durrës dhe i gjithë Shqipërisë, në meshën para besimtarëve në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, u shpreh se parlamentarët e Shqipërisë miratuan një ligj të gabuar që cenon familjen tradicionale dhe përkatësisht dy gjinitë, mashkull dhe femër.
“Kultura “ëoke” do të shkatërrojë ndërgjegjen e engjëjve tanë. Sot, në kulturën tonë shqiptare të nënshtruar nga një ideologji e kushtëzuar nga lobet e huaja që e trajtojnë si pazar vendin tonë, ne nuk jemi të vetëdijshëm që kultura jonë e ka forcën e reagimit të vdekur”, tha Imzot Arjan Dodaj.
“Ndërgjegja e njeriut është shkelur me këmbë dhe për këtë arsye nuk reagon edhe përballë gjërave më të kthjellëta: burri është burrë, gruaja është grua”, shtoi ai. (A2 Televizion)
