Të kesh një profesion që ka kërkesa të larta në tregun e punës dhe natyrisht edhe pagesa të mira, duket se po josh më shumë nxënësit që mbaruan klasën e nëntë në qytetin e Fierit.
Këtë trend të preferencave të këtyre nxënësve e konfirmojnë regjistrimet në shkollën e vetme profesionale të Fierit, “Petro Sota”, shkruan A2 CNN.
Deri në fund të muajit shtator që është edhe afati i fundit për regjistrimet në shkollat e mesme profesionale, numri i nxënësve të rinj të regjistruar pritet të shkojë deri në250. Dhe krahasuar me numrin total të nxënësve që përfunduan arsimin 9-vjecar në Fier, rezulton se afërsisht 40 për qind e tyre kanë zgjedhur arsimin e mesëm profesional. (A2 Televizion)