Nga 10 programe prioritare që kishte një vit më parë universiteti i Korçës “Fan Noli” deri në këto momente ka të miratuar nga Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, vetëm një program prioritar dhe ky me 4 studentë, që përfitojnë bursë në vlerën e pagës minimale në vend, shkruan A2 CNN.
Nëse kjo do të ndikojë në tkurrjen e numrit të studentëve nga degët që një vit më parë u cilësuan si priroritare, për këtë duhet të pritet sa të përfundojnë fazat e regjistrimeve.
Sakaq këtë vit akademik universiteti i Korçës ka një risi në programet e studimit që ofron, duke aplikuar pajisjen me dy diploma të studentëve që do të arrijnë rezultate të larta.
Programet infermieri, mami, sporte dhe ai bujqësor janë ndër më të kërkuarit nga maturantët për të vijuar studimet e larta në universitetin “Fan Noli” të Korçës. (A2 Televizion)