Dita Botërore e Gjuhës Rome, Elbasani qyteti i vetëm me shkollë për këtë komunitet

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
5 Nëntor 2025, 15:10 | Sociale

Dita Botërore e Gjuhës Rome, Elbasani qyteti i vetëm me

Elbasani është i vetmi qytet në vend ku mësohet gjuha rome si në arsimin parauniversitar, ashtu edhe në arsimin e lartë, me degë të posaçme në Universitetin “Kostandin Kristoforidhi” për përgatitjen e mësuesve të gjuhës rome.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, Bashkia e Elbasanit organizoi një aktivitet me elemente të kulturës dhe gjuhës rome, shkruan A2 CNN.

Mësuesi i parë i gjuhës rome, i diplomuar në Elbasan dhe që ka filluar tashmë të japë mësim për fëmijët, tregon mbi interesin e treguar gjatë këtyre tre viteve për të mësuar këtë gjuhë.

Aktualisht në Elbasan mësojnë rreth 200 nxënës të komunitetit rom. Futja e gjuhës rome në shkollë synon mbrojtjen e saj nga rreziku i zhdukjes dhe garantimin e të drejtave të këtij komuniteti për të studiuar kulturën dhe traditat e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos