Marka kineze Dongfeng Forthing, një nga katër gjigantët më të mëdhenj të industrisë automobilistike në Kinë, ka hyrë zyrtarisht në tregun shqiptar me inaugurimin e showroom-it të ri modern nga Euroasia Automobiles, përfaqësues ekskluziv i markës për Shqipërinë dhe Kosovën.
Një nga katër kompanitë më të mëdha automobilistike kineze, Dongfeng Forthing hyn zyrtarisht edhe në tregun shqiptar. Mjetet më të fundit elektrike dhe hibride, pajisur me teknologjinë më të re dhe miqësore me mjedisin, janë prezantuar për publikun kryeqytetas e jo vetëm.
Ky është salloni më i ri i EuroAsia Automobile përfaqësues ekskluziv i markës për Shqipërinë dhe Kosovën. Ai është vendosur përgjatë rrugës nacionale të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Në ceremoninë e hapjes kanë qenë të shumtë pjesëmarrësit dhe të interesuarit për automjetet e teknologjisë së fundit.
Sipas përfaqësuesve ekskluziv të markës për Shqipërinë e Kosovën ky hap i rëndësishëm vjen pas pesë vitesh pranie të suksesshme në tregun vendas. Ndërsa një nga pikat e forta të “Euroasia Automobiles” është shërbimi pas shitjes apo servisi i cili kryhet nga një staf i trajnuar në Kinë.
Ndërkohë të gjitha pjesët e këmbimit janë të disponueshme në stok, duke i mundësuar klientëve një shërbim të menjëhershëm dhe cilësor. (A2 Televizion)
