Njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Vlorë ka nisur fushatën e vaksinimit kundër gripit stinor, që përfshin periudhën vjeshtë-dimër.
Sipas shefit të epidemiologjisë të kësaj njësie, vaksinimi është i domosdoshëm për personat me risk të lartë, pasi hezitimi i treguar në vitet e kaluara ndaj vaksinës së gripit ka sjellë shtim të numrit të personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe hospitalizomë, shkruan A2.
Vetë qytetarët që e kryejnë rregullisht këtë vaksinë tregojnë mbi përfitimet në shëndet.
Në ditët e para të fushatës së vaksinimit janë kryer rreth 2500 doza, ndërsa njësia vendore e kujdesit shëndetësor ka në dispozicion 18 500 doza vaksine antigrip. (A2 Televizion)