Kërkesa të larta nga të huajt, Gjirokastra po lakmohet edhe për pasuritë e paluajtshme

Nga Rigels Malile
18 Qershor 2024, 13:12 | Sociale

Përveç zonës bregdetare, të huajt kanë nisur të blejnë pasuri të patundshme edhe në zonën historike të Gjirokastrës. Dhe ky trend ka nisur të japë efektet e tij si në çmimet e shitjeve të apartamenteve dhe banesave ashtu edhe në çmimet e qirave. Por kush janë më të interesuarit për të blerë prona në Gjirokastër dhe a ka kapacitet ky qytet për të plotësuar kërkesat gjithnjë në rritje.

Kjo kërkesë e të huajve, duket se ka penalizuar dhe vështirësuar shumë jetesën e familjeve vendase që nuk kanë një banesë dhe detyrohen tashmë të paguajnë çmime të larta qiraje, gjithmonë nëse arrijnë të gjejnë ndonjë apartament të lirë.

Shqipëria tashmë e kthyer në një parajsë për të huajt, si ato që duan të blejnë prona ashtu edhe për ata që vijnë për turizëm, po bëhet nga dita në ditë më e shtrenjtë dhe e papërballueshme për familjet që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar çmimet e diktuara nga kërkesa e huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos