Urgjencat në gatishmëri, Brataj: Nëse pini alkol mos merrni makinën, kujdes fëmijët

Nga Ornela Joti
17 Qershor 2024, 15:17 | Sociale

Sezoni turistik pritet të shtojë me 30% urgjencat shëndetësore. Me përqendrimin e popullsisë në bregdet  edhe  thirrjet për ndihmë  nga këto zona do të jenë më të shumta.

Kreu  i Urgjencës Kombëtare tregon se aksidentet në rrugë nga shpejtësia apo përdorimi i alkoolit dhe substancave të tjera, mbajnë vendin e parë  në urgjencat e verës.

Skënder Brataj iu bën thirrje qytetarëve, veçanërisht të rinjve të respektojnë rregullat e qarkullimit. Nëse  të konsumojnë alkool apo substance të tjera të mos marrin drejtimin e mjetit.

Këtë verë ndihma e shpejtë do të ofrohet edhe përmes motoambulacave. 4 mjete të tilla dhe stafi  mjekësor, do të jenë në funksion të atyre  urgjencave  që ambulancat e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Ndërkohë nga 1qershori, në zonat bregdetare dhe malore ka nisur funksionimi i 34 qendrave verore shëndetësore.  Ato do të jenë të hapura deri në fund të  shtatorit për të dhënë ndihmën e parë  dhe shërbim 24 orë për çdo problematikë  të pushuesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos