“Pogradeci si asnjë tjetër”, qyteti liqenor çel zyrtarisht sezonin veror 2024

Nga Artin Halili
15 Qershor 2024, 14:36 | Sociale

Ndonëse prej më shumë se një muaji turistët vendas dhe të huaj kanë nisur të popullojnë qytetin e Pogradecit, këtë të shtunë, bashkia e qytetit ka çelur zyrtarisht sezonin veror 2024. Operatorët turistikë kanë reklamuar shërbimet që ofrojnë ku natyrisht një nga preferencat e vizitorëve përveç natyrës dhe mikpritjes, është edhe ushqimi tradicional i zonës.

Duke qenë se këtë sezon veror pritet fluks më i lartë vizitorësh, bashkia e qytetit ka zgjeruar hapësirën e plazheve publike buzë liqenit.

Për kryebashkiakun e Pogradecit, risia e këtij sezoni pritet të jetë një numër shumë herë më i lartë i vizitorëve të huaj që kanë prenotuar Pogradecin.

Dhe në fakt turistët e huaj ishin të pranishëm në Pogradec edhe në ceremoninë e hapjes zyrtare të sezonit veror

"Jam nga Izraeli, jetoj ne Itali, i dua njerëzit këtu, janë kaq mikpritës, natyra është kaq e bukur, kam dy javë këtu në Pogradec e do vazhdoj të rri e për dy javë të tjera. Padyshim që i kam sugjeruar edhe të tjerëve të vijnë, familjes, të dashurës. Ushqimi është kaq i shijshëm, unë shkoj nëpër restorante dhe bëhem shok me pronarët, çmimi është i lirë, në vendet e tjera të duket sikur të vjedhin, këtu është kaq ndryshe".

Vitin e kaluar Pogradeci u vizitua nga rreth gjysmë milionë turistë vendas dhe të huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos