Kriza e mungesës së krahut të punës veçanërisht në subjektet e shërbimit në funksion të turizmit përgjatë vijës bregdetare, po ndihet edhe në pozicionin e rojes së plazhit. Trajnuesit e pranojnë se interesi i personave për tu certifikuar si roje plazhi ka ardhur në rënie. Madje disa perj administratorëve të hoteleve apo restoranteve që kanë marrë për shfrytëzim hapësira plazhi janë detyruar të trajnohen vetë, si roje plazhi.
Vetë trajnuesja shprehet se ndonëse paga e këtij profesioni sezonal është e mirë sërish interesi është i ulët.
Edhe vetë pushuesit e kanë konstatuar mungesën e rojeve të plazhit. Në vendin tonë përgjatë sezonit veror ka patur raste kur rojet e plazhit kanë shpëtuar jetë njerëzish, ashtu sikurse ka patur raste kur mungesa e tyre dhe pakujdesia e pushuesve ka sjellë pasoja të rënda. (A2 Televizion)