Studentët e Mjekësisë janë të pakënaqur me Parlamentin dhe qeverinë për miratimin e ligjit për kontratat detyruese.
Në studion e A2 CNN, studenti i Mjekësisë Trevor Xhixha tregoi se ligji është dërguar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe ata janë në pritje të gjykatës, ndërsa paralajmëroi protesta në ditët në vijim.
“Ne kemi treguar që dimë të bëjmë rezistencë, vitin e kaluar kemi realizuar protesta mjaft të forta, realizuam gjithashtu bojkot, e dërguam çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe përveç protestave të tjera që mund të organizohen, ne kemi dërguar çështjen në Strasburg”, tha Xhixha.
“Ne jemi të pakënaqur me këtë ligj sepse ai konsiston në metoda shtrënguese dhe kufizuese për të zgjidhur problemin akut të vakancave në sistemin shëndetësor. Është diçka e paprecedentë kjo që po ndodh”, shtoi Trevor Xhixha. (A2 Televizion)