Nxënësit me aftësi ndryshe, specialistja: Jo çdo mësues mund të punojë me ta

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
18 Shtator 2024, 11:25 | Sociale

Nxënësit me aftësi ndryshe janë parë si zgjidhja e drejtorisë vendore të arsimit në qarkun e Korçës për t’u gjetur punë rreth 80 mësuesve që për shkak të uljes së numrit të nxënësve dhe mbylljes së shkollave dalin pa orët e nevojshme, shkruan A2 CNN.

Por sa ndihmon kjo në progresin e nxënësve më aftësi ndryshe? Sipas specialistëve të qendrave për këta fëmijë, një mësues i paspecializuar për këta fëmijë, sado eksperiencë të ketë pasur në arsim, mund të ndikojë negativisht në mënyrën se si sillet me nxënësit me aftësi ndryshe.

Për këtë arsye shikohet e nevojshme që këta mësues minimalisht të trajnohen për të punuar me nxënësit me aftësi ndryshe dhe natyrisht të ketë edhe dëshirë për ta bërë këtë punë.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se shumë pak mësues kanë shfaqur interes që të trajnohen për të asistuar nxënësit me aftësi ndryshe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos