Ndihma mjekësore gjatë pushimeve, 34 qendra shëndetësore në bregdet dhe zonat malore

Nga Ornela Joti
13 Qershor 2024, 16:41 | Sociale

34 qendra shëndetësore janë të hapura këtë sezon veror për t’iu përgjigjur nevojave shëndetësore të pushuesve. Ky shërbim ka nisur punën nga 1 qershori dhe do të vijojë  deri në fund të shtatorit.

Drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë  tregojnë se këtë vit janë shtuar qendrat shëndetësore verore si në zonat bregdetare ashtu edhe në  ato malore, ku fluksi i turistëve të huaj është edhe më i lartë.

Jeta Deda, drejtuese e Operatori të kujdesit shëndetësor, siguron se në çdo qendër do të jenë në shërbim të pacientëve mjekë dhe infermierë të licencuar.

Këtë vit kërkesat nga mjekët e rinj për të punuar në qendrat verore kanë qenë më të larta.

Qendrat shëndetësore verore janë pikat ku pushuesit dhe turistët marrin ndihmën e parë për problemet nga vapa, pickimet e ndryshme apo shqetësime të tjera. Në varësi të situatës, rastet i referohen spitaleve rajonale ose Urgjencës Kombëtare nëse kanë nevojë për  ndërhyrje të menjëhershme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos