Albuminuria është rritja e proteinës albuminë në urinë, një tregues i mundshëm i dëmtimit të funksionit të veshkave. Në fazat e hershme, mund të mos ketë simptoma të dukshme, por kur shenjat bëhen të pranishme, ato mund të përfshijnë: Shkumë në urine, ënjtje e syve ose këmbëve si dhe ndryshime në frekuencën e urinimit dhe shtim në peshë.
Këto janë sinjale që trupi mund të japë kur albumina rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe vizita te mjeku nefrolog është e domosdoshme. E ftuar në studion e emisionit Diagnozë nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjekja nefrologe Prof. Asoc. Marsida Duli nga Premium Clinic shpjegoi sesi rritet albuminuria dhe shenjat që shfaqen te qytetarët.
“Kur sasia është relativisht shumë e vogël, shenjat muangojnë, në urinë dhe në organizmin tonë. Por në rastet kur ajo fillon dhe rritet shenjat shfaqen që te urinimi, te cilësia e urinës, kemi të bëjmë me një urinë me shkumë. Urina me shkumë është tregues i albuminës në urinë në rastin në konkret, por njëkohësisht kemi të bëjmë dhe em shpeshtësim të urinimit. Gjithashtu kemi ënjtjë përreth syve në zonën e fytyrës, sidomos në mëngjes dhe ënjtje të këmbëve dhe të pjesëve të tjera të trupit dhe që ën disa raste pacientët referojnë që kanë një shtim të shpejtë të peshës të pajustifikuar me atë çfarë konsumojnë apo aktivitetin fizik” – tha mjekja nefrologe Prof. Asoc. Marsida Duli nga Premium Clinic
Ndërkohë një tjetër shkaktar është vënë re edhe të mungesa e Vitaminës D. Mungesa e vitaminës D lidhet jo vetëm me probleme të kockave dhe imunitetit, por edhe me shëndetin e veshkave. Studime ndërkombëtare, përfshirë një kërkim të zhvilluar në Australi – tregojnë se personat me nivel të ulët të vitaminës D kanë më shumë gjasa të shfaqin albuminuri, pra praninë e albuminës në urinë. Ky është një nga treguesit e hershëm të dëmtimit të funksionit të veshkave.
“Janë testuar disa pacientë, të cilët shfaqin albuminuri dhe ishtë vërejtur që në shumicën e rasteve niveli i Vitaminës D në organizmin e tyre ishte i pamjaftueshëm, ishte insufiçent. Ishte një faktor më shumë, predispozicionues në shfaqjen e albuminurisë. Studimet ishin kryer në korrik të vitit 2025 në Australi dhe vendoste theksin në rolin e Vitaminës D në shfaqjen e proteinurisë. Vitamina D e matur në nivelin e gjakut te këta pacientë rezultonte në vlera insufiçente dhe studiuesit vendosnin theksin në rolin e suplementimi dhe zëvendësimit të vitaminës D” – tha nefrologia.
Në rubrikën “Në Farmaci”, farmacistja Freskida Miloti jep këshilla të rëndësishme për personat që mund të jenë të rrezikuar nga varësia ndaj barnave. Varësia nga barnat është një problem kompleks dhe shpesh fillon kur ato përdoren për qëllime të tjera nga ato të përshkruara nga mjeku, si për shembull:
• Përmirësimi i përqendrimit
• Lehtësimi i ankthit
• Rritja e vigjilencës
• Ndjenja e euforisë
• Ulja e oreksit
Ekspertët nënvizojnë se rreziku është më i lartë tek personat që kanë pasur më parë varësi nga alkooli, duhani ose substanca të tjera.
Këshilla të rëndësishme:
• Merrni barnat vetëm sipas udhëzimeve të mjekut.
• Mos i ndani me të tjerët
• Ruajini në vend të sigurt
• Informohuni mbi ndërveprimet me alkool ose barna të tjera.
Emisioni Diagnozë, nga moderatorja dhe autorja Freskida Miloti, vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:00, me tematika të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme për shëndetin. Qëndroni të informuar nga mjekët më profesionistë që janë pjesë e emisioneve tona, për një shëndet më të mirë. (A2 Televizion)
