Përmbytjet shkatërrojnë sipërmarrjet në Maliq, kërkohet ndihmë nga shteti

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
21 Nëntor 2025, 14:59 | Sociale

Përveç dëmeve në banesa dhe toka bujqësore, reshjet e shumta kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në bizneset e Bashkisë së Maliqit.

Një pulari dhe një punishte e përpunimit të kërmillit janë përmbytur plotësisht, shkruan A2.

Administratori i pularisë thotë se dëmi ka zeruar të gjithë punën dhe investimin e krijuar ndër vite.

Edhe administratori i punishtes se përpunimit të kërmillit shprehet se gjithçka kishte ngritur e mori uji.

Bizneset apelojnë strukturat shtetërore që t’u vijnë në ndihmë, pasi e kanë të pamundur të rimëkëmben sërish pas këtyre dëmtimeve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos