
Në emisionin “SEPSE” nga Arestina Skenderi, eksperti Granit Sokoli ka ngritur një paralajmërim serioz për bizneset ushqimore, të mëdha dhe të vogla, të cilat, sipas tij, rrezikojnë të mbyllen me hapjen e kapitullit të BE-së për sigurinë ushqimore. Sokoli thekson se ky është një realitet që nuk thuhet me zë të lartë, por është krejtësisht i vërtetë.
“Për të plotësuar standardet e Bashkimit Europian, me gjithë dhimbjen që do t’i kushtojë bizneseve, një pjesë e tyre do të mbyllen sidomos për qumështin apo mishin. Do të mbyllen kur ne të jemi anëtarë. Ato që nuk kanë NIPT nuk do të ekzistojnë fare. Nëse nuk merrni masa, edhe nëse je një biznes i madh, tregu do të të nxjerrë jashtë, sepse nuk i plotëson kushtet. Bizneset janë të detyruara t’i plotësojnë këto standarde, dhe nëse nuk i përmbushin, janë jashtë. Bizneset kanë kohë të marrin masa dhe të investojnë, pohon Sokoli gjatë emisionit “SEPSE”.
Eksperti paralajmëron se bizneset kanë kohë për të bërë investimet e nevojshme, për të përmirësuar higjienën, gjurmueshmërinë, dokumentacionin dhe standardet teknike. (A2 Televizion)
