Dalin notat e provimit të gjuhës së huaj, më shumë maturantë mbetës se ekselentë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2024, 16:23 | Sociale

Dalin notat e provimit të gjuhës së huaj, më shumë

Ditën e sotme janë publikuar notat e provimeve të gjuhës së huaj.

Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Arsimit, provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 26616 maturantë. 952 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 119 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 96.42% ndërsa nota mesatare është 7.28. Ministria njofton se brenda disa orësh do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te metejshme për rezultatet e këtij provimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos