“Plaga e shpopullimit”, Damjaneci, fshati ku është “shuar” edhe shpresa

Nga Gazment Janku
14 Qershor 2024, 15:28 | Sociale

Damjaneci, një fshat 17 kilometra larg Korçës, pjesë e së njëjtës bashki, është thuajse i boshatisur. Shtëpitë e dikurshme, tani ngjasojnë si gërmadha, ndërsa në fshat kanë mbetur pak njerëz, të cilët duket sikur kanë ngecur atje në pamundësi ekonomike për t’u larguar.

Dhe kur fshati u braktis thuajse nga të gjithë, çuditërisht institucionet lokale vendosën t’i shtrojnë rrugën. Rrugë e cila duket se tani nuk u bën më punë, pasi u kanë hequr edhe një linjë transporti që e kanë patur dikur.

Dhe është e dhimbshme kur shikon se aty ku përpiqen të mbijetojnë një komunitet i vogël, është shuar edhe shpresa se e ardhmja mund të jetë më e mirë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos