Pritja mori fund! Pensionet me Italinë njihen nga sot

Nga Marjo Brakaj
1 Korrik 2025, 14:04 | Ekonomi

Saga mbaroi! Pritja mori fund! Nga sot, emigrantët shqiptarë në Itali mund të përfitojnë nga njohja e pensioneve. Nga marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës përfitojnë edhe qytetarët italianë që jetojnë në Shqipëri.

“1 Korriku është një datë themelore për këdo që luftoi për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Ne jemi mes atyre që luftuam, sepse mendonim se punëtorët shqiptarë që punojnë apo kanë punuar në Itali, kishin të drejtë të kishin barazi në të drejta, ashtu si punëtorët e vendeve të tjera që e kanë këtë marrëveshje. Ndaj ndiejmë dëshirën për ta festuar këtë ditë për arritjen e këtij objektivi, por është edhe një ditë për të përveshur mëngët, që çdo punëtor të njohë të drejtat e veta dhe t’i ushtrojë ato më së miri”, thotë Mattia Pirulli, Sekretar i Konfederal, shkruan A2 CNN.

Sipas dokumentit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, vlerësohet se nga kjo marrëveshje do të mund të përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë dhe 4 mijë italianë.

Pritja mori fund! Pensionet me Italinë njihen nga sot

“Kjo marrëveshje synon të garantojë që asnjë vit pune të mos humbasë. Nëse një qytetar ka kontribuar 10 vite në Itali dhe 15 në Shqipëri, këto do të mblidhen për të llogaritur një pension të unifikuar, sipas rregullave të secilit shtet”, thotë për A2 CNN Beskida Aliaj, Koordinatore INAS CISL Albania.

Nga marrëveshja do të përfitojnë jo vetëm përfituesit e pensionit të pleqërisë, por edhe ata të invaliditetit. Gjithashtu do t’u njihen vitet e punës edhe invalidëve apo atyre që kanë marrë leje si pasojë e sëmundjeve apo lindjeve.

Pritja mori fund! Pensionet me Italinë njihen nga sot

“Qytetarët që kanë kontribuar në Itali dhe duan të përfitojnë pensionin, duhet të paraqiten pranë zyrave tona me dokumentacionin përkatës. Marrëveshja ka hyrë në fuqi dhe procedurat kanë nisur zyrtarisht nga sot”, thotë Miranda Koka, Drejtoreshë e ISSH Durrës.

Qeveria e vendit fqinj ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për këtë qëllim deri në vitin 2032. Buxheti i dedikuar nis me 7.6 milionë euro për vitin e parë të aplikimit dhe përfundon me 20.3 milionë euro në fund të këtij planifikimi buxhetor.

Pritja mori fund! Pensionet me Italinë njihen nga sot (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos