“Ishin më të pasur, e kisha të vështirë përshtatjen”, studenti shqiptar rrëfen vështirësitë e para në Angli

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2025, 09:58 | Sociale

Një student shqiptar, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” në A2CNN, tregoi vështirësitë që ka patur në fillimet e tij në Angli.

Emilio Loulas, i lindur në Greqi, zbuloi se si e përjetoi transferimin në Angli: “Gjithmonë kam lëvizur me familjen time dhe sa herë që kemi lëvizur kam pasur vështirësi në ambientim. Prindërit nuk dinin as gjuhën dhe gjithçka kalonte nëpërmjet meje”.

“Ndërsa në Oksford vështirësia më e madhe nuk ka qenë te përshtatja, por nga fakti se aty kishte shumë studentë që vinin nga familje të pasura, që kishin bërë shkolla private gjatë gjithë jetës së tyre. Unë vija nga klasa punëtore dhe e kisha të vështirë përshtatjen me ata, por në fund bëra shoqëri. M’u deshën dy vite, por ia arrita. Edhe qyteti është më i shtrenjtë se vendet e tjera. Kam pasur shokë që tregonin se për pushime do të shkonin me jahtin e familjes në një shtet të caktuar, pastaj më pyesnin mua se ku do të shkoja. Ose një ditë planifikonin një udhëtim dhe më ftonin edhe mua… Unë nuk kisha mundësi dhe vihesha në siklet”, tha studenti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos