Pas deklaratave të Sekretares britanike për Çështjet e Brendshme, Suela Bravermen e cila akuzoi shqiptarët për “pushtim” dhe “abuzim me ligjet e tyre moderne të skllavërisë”, komuniteti shqiptar në Angli ka nisur një protestë në Westminster Bridge, afër parlamentit.
Me pankarta në duar, thirrje në kor e muzikë tradicional në sfond, emigrantët po përpiqen të përcjellin mesazhin se “shqiptarët nuk janë kriminele, por taksapagues të rregullt në Angli”.
Deklaratat diskriminuese të Breverman që më pas u amplifikua nga mediet në Angli, morën edhe kundërpërgjigje nga kryeministri Rama personazhe të tjera brenda dhe jahte vendit. (A2 Televizion)





