23-vjeçari shqiptar Ermir Loka ka përplasur për vdekje një të moshuar britanik, teksa lëvizte me biçikletë. I riu shqiptar ishte futur me semafor të kuq në Whitechapel, kur përplasi 72-vjeçarin Peter McCombie.
Në vend që t'i kërkonte falje viktimës, ai braktisi biçikletën dhe u largua duke vrapuar pasi kishte frikë se policia do të zbulonte se ishte në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.
Përplasja rezultoi fatale për të moshuarin KMcCombie, i cili theu kafkën dhe dëmtoi trurin duke gjetur vdekjen vetëm pak ditë më vonë.
Loka u dorëzua në polici dhe tha se u largua në panik e sipër dhe shtoi se ishte pa gjumë pasi punonte me orë të gjata në ndërtim dhe në një restorant turk.
Loka u dënua me dy vite burg ndërsa familja e të ndjerit tha se vendimi është i padrejtë.
"Ai e la Pjetrin të shtrirë në një rrugë, të plagosur rëndë dhe mendoi vetëm për veten e tij. Ky frikacak është përtej përbuzjes. Zemërimi që ndiejmë ndaj tij është përtej fjalëve. Ne as nuk mund të themi emrin e tij.”, thotë familja e viktimës. (A2 Televizion)