
Autoritetet shëndetësore në Greqi raportuan një bilanc në rritje në lidhje me rastet me koronavirus në vend në ditët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, pas testimeve të kryera u shënuan 152 persona të rinj të infektuar me Covid-19, ndërsa gjithashtu u raportua dhe një humbje jete.
Selaniku dhe Atika janë rajonet me më shumë raste të reja, ndërkohë që 22 raste u evidentuan gjatë kontrolleve dhe testimeve në kufij.
Që nga nisja e pandemisë në Greqi raportohen 5421 raste me koronavirus, 211 prej të cilëve kanë humbur jetën. (A2 Televizion)