
Ndërkohë që një mjek i shquar si Dhimitër Kraja sapo ka dalë nga Infektivi, tashmë i shëruar nga COVID-19, një tjetër emër i njohur i mjekësisë shqiptare ndodhet në spital.
Bëhet fjalë për mjekun anestezist Roland Xhaxho, i cili u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19.
Sipas Ministrisë të Shëndetësisë, Xhaxho ndodhet në gjendje të stabilizuar, i shtruar në repartin e Infektivit në QSUT. (A2 Televizion)