Shtyhet seanca ndaj Klevis Balliut

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 11:27 | Kronikë
Shtyhet seanca ndaj Klevis Balliut

Gjykata e Tiranës shtyn seancën paraprake për Klevis Balliun dhe tre prej banoreve të Unazës së Re, të akuzuar për "kundërshtim të punonjësit të policisë".

Shkak për këtë u bë mosnjoftimi i njërit prej të pandehurve. Bashkë me Balliun, të pandehur janë marrë edhe Elton Skënderi, Lulzim Maqinaj dhe Ilir Katiraj.

Policia shoqëroi Balliun dhe të tjerët tetorin e vitit të kaluar, pas bllokimit të rrugës në “Unazën e Re” nga banorët e Astirit dhe ish-deputetë të PD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos