
Rusia ka kërkuar ekstradimin e shtetases së saj, Svetlana Timofeeva, e cila aktualisht është e paraburgosur nën masën e sigurimit “Arrest në burg”, pasi incidentit të ndodhur vitin e kaluar në uzinën e Gramshit.
Svetlana ruse e cila u raportua nga autoritetet shqiptare si një nga tre personat e arrestuar, pasi 33-vjeçarja Timofoeva së bashku me ukrainasin Fedir Alapatov, dhe Mikhail Zorin kishin tentuar të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Svetlana rezulton se prezantohet si fotografe dhe blogere, me pseudonimin Lana Sator. Fotografitë e saj janë publikuar në media të ndryshme ndërkombëtare, si CNN dhe Daily Mail.
Seanca e radhës parashikohet më 3 mars. (A2 Televizion)