Komisioni Qendror i Zgjedhor ka publikuar fletën e votimit se si do të renditen kandidatët që garojnë për drejtimin e bashkisë së Tiranës.
Pas shortit të hedhur më herët në ambientet e KQZ, goglat vendosën që i pari në fletën e votimit të renditet Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë.

I dytë në listë është Marko Dajti i Frontit të Majtës, ndërkohë që e treta në fletën e votimit do të jetë Lajla Përnaska.
Goglat caktuan kreun aktual të bashkisë Erion Veliaj të renditet i katërti, ndërkohë që pas tij vijnë demokratët Belind Këlliçi dhe Roland Bejko. (A2 Televizion)