Si mund të bëhet konkurrente Shqipëria në tregun e eksporteve

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 20:24 | Ekonomi
Si mund të bëhet konkurrente Shqipëria në tregun e

Pano Soko, ekspert për ekonominë, i ftuar në “Business News” në A2 CNN, deklaroi se eksportet shqiptare kanë pësuar rritje, por nënvizoi se pa një strategji reale, Shqipëria nuk mund të bëhet dot konkurrente në tregun e eksporteve.

“Ekonomia botërore po përjeton pjesën e rikthimit, pas krizës që shkaktoi pandemia. Normalisht që gjatë rikthimit, ka një shpejtësi të rritur në të gjitha parametrat ekonomikë, përfshi edhe eksportet e të gjitha vendeve. Ekonomia botërore ka nevojë të jashtëzakonshme për produkte aktualisht. E dyta, duhet parë se kush elementë eksportesh është rritur dhe në rastin tonë është rritur nafta. Si përfundim, ka një rritje të eksporteve shqiptare, por sa do të vazhdojë, është çështje tjetër”, deklaroi Soko.

https://a2news.com/video/kriza-e-cmimeve-si-do-te-ndikoje-ne-eksporte-rritja-e-energjise/

Kur u pyet nëse ka një strategji në mënyrën se si orientohen eksportet shqiptare, Soko u shpreh: “Nuk kemi një strategji. Duhet që vendi të jetë i përgatitur me një strategji reale për të shkuar deri te tregu. Sot, kjo strategji mungon. Thjesht, në një moment kaotik kemi vendosur një lidhje me një komponent të tregut, por nuk e kemi të fortë këtë lidhje”.

“Duhet një strategji që të përfshijë mjedisin, kushtet fiskale dhe të gjithë komponentët, me qëllim që ta bëjë Shqipërinë konkurrente në tregun e investimeve dhe eksporteve”, shtoi eksperti.

Soko nënvizoi se për të ngritur ekonominë duhen tërhequr investitorë dhe kjo gjë bëhet me forcimin e shtetit, me përgatitje profesionale të fuqisë punëtorë, me mirëmenaxhim fiskal dhe më e rëndësishmja: çështja e pronave, të cilës i duhet dhënë një zgjidhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos