
Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë, i ftuar në A2 Business, deklaroi se politikanët duhet të shqetësohen, pasi personat që po emigrojnë janë pjesë e shtresës së mesme.
“Në vendin tonë po ndodh një boshatisje shumë shqetësuese. Kemi mjekë dhe infermierë që kanë ikur me ritme të frikshme në 5 vitet e fundit. Edhe kur diskuton me ta, ata të thonë se këtu nuk i mban më asgjë. Fatkeqësisht, vendimmarrësit kryesorë të vendit thonë se kemi treg të lirë dhe kushdo zgjedh se ku dëshiron që të punojë. Por, kur përfshin emigrimi edhe shtresën e mesme, shqetësimi duhet të jetë i madh te vendimmarrësit. Duhet një strukturë e veçantë për të mbajtur në vend rininë dhe shtresën e mesme. Duhen politika për krijimin e vendeve të reja të punës”, nënvizoi Çoçoli.
Sipas tij, “nuk ka strategji të qartë për fuqinë punëtore dhe motivimin e saj për të qëndruar”. (A2 Televizion)