Situata e tensionuar në Kosovë, reagon Borrell dhe Stoltenberg: Palët të përmbahen

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 07:29 | Kosova
Situata e tensionuar në Kosovë, reagon Borrell dhe Stoltenberg:

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të largojnë menjëherë policinë speciale dhe barrikadat në veri të Kosovës.

“BE do t’i mbështesë në mënyrë aktive këto përpjekje. Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë janë plotësisht përgjegjës për çdo rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve lokale si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. E theksova këtë në thirrjet e mia me Presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti këtë javë”, ka theksuar ai.

https://a2news.com/2021/09/26/situata-ne-veri-te-kosoves-reagon-shba-po-punojme-per-uljen-e-tensioneve/

Situata në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë, angazhoi edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

"Bisedova me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për nevojën e ç’tensionimit të situatës në veri të Kosovës. Është qenësore për të dy, Beogradin dhe Prishtinën, të përmbahen dhe t’i rikthehen dialogut”, tha ai.

Pas këtij reagimi, nuk mungoi as komenti i presidentit Vuçiç. “Ne nuk do të hyjmë me trupat tanë. Paqja është më e nevojshme", tha Vuçiç. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/26/kurti-takon-kreret-e-opozites-pas-mbledhjes-se-keshillit-te-sigurise/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Latest Videos