
Disa dhjetra fëmijë nga Durrësi dhe Tirana, së bashku me familjet e tyre, pas lëkundjeve të dhunshme të tokës në 26 nëntor, janë akomoduar në qytetin e Pogradecit.
Pas akomodimit të tyre, autoritetet lokale i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë fëmijëve.
Psikologët e qytetit të Pogradecit, animatorë dhe qendra kulturore kanë organizuar aktivitete të ndryshme me fëmijët, në mënyrë që ata të kalojnë sa më shpejt pasojat e përjetimit të tërmetit dhe të kthehen në normalitet.
Dhe me sa duket kjo gjë po arrihet më së miri, pasi, përveç psikologëve, janë edhe vetë fëmijët që e pohojnë këtë gjë për mikrofonin e A2.
Trajtimi i fëmijëve, por edhe familjarëve të tyre që kanë shfaqur probleme me gjendjen emocioanale, do të vazhdojë për gjatë gjithë kohës që ata do të qëndrojnë në hotelet e Pogradecit. (A2 Televizion)