Situata në përmbytjet në Lezhë, 100 ha nën ujë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 10:03 | Aktualitet

Vijon të përmirësohet situata e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit të shiut të qarkut të Lezhës.

Sipas Mbrojtjes Civile, niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve dhe sistemin kullues, është në kuota normale, ndërsa hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë.

Në kënetën e Kakarriqit, njësia administrative rreth 100 ha tokë depresive kanë prezencë ujit, por në rënie. Rezervuarët janë në monitorim.

Aktualisht, të gjitha rrugët nacionale, rurale dhe bashkiake, janë të kalueshme pa problem. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos